nga Andri Ferati —

*Seri artikujsh blog “Youth Debate: A call to integrity”

Pavarësisht logjikës popullore që priret t’i qëndrojë larg debatit,duket se ai na shoqëron ngado.Na thuhet t’i ruhemi e t’i largohemi a thua se është një rrezik vërtet I madh për ne,e megjithatë,të njëjtët të rritur që na thonë ruaju, përfshihen në debate thuajse në çdo hap që hedhin. Ata debatojnë me fatorinon në autobus,me njëri-tjetrin për faktin se kush do paguajë në lokal dhe pastaj me kamarierin se përse ai e mori pagesën nga njëri dhe jo nga tjetri…punë shqiptarësh. Pra, me një shikim të thjeshtë vëmë re se shoqëria jonë ka më shumë frikë nga fjala debat,sesa nga vetë kuptimi I saj dhe kjo vjen si pasojë e mosnjohjes së debatit të vërtetë,ose se I vetmi debat që njohim është jokonstruktiv,joetik dhe deri diku rrugaçëror.Etika në debat është shumë thelbësore, respekti ndaj atij qe ke përballë,ndaj opinioneve dhe mendimeve të tij,ndaj bindjeve dhe atyre ç’ka ai thotë. Askush nuk debaton dot me të bërtitura e të gërthitura,pasi mjaft thjeshtë në atë rast nuk ka më debat,por vetëm një shfaqje e shëmtuar injorance.

Fatkeqsisht publiku shqiptar vazhdimisht është ushqyer me këtë lloj ‘debati’ kudo.Nëpër televizione e media në përgjithësi debatit konstruktiv I kushtohet një rëndësi vocërrake pasi skandali,buja e madhe e të turpshmes, të bërtiturave mes të ftuarve dhe ofendimeve tërheqin më shumë shikueshmëri sesa një debat I matur e I civilizuar. Ç’është e vërteta,kjo është për të ardhur keq.Kultura e debatit nuk është kultivuar prej kohësh në Shqipëri. Megjithatë brezi I ri ka një casje tjeter ndaj debatit dhe kulturës e etikës së komunikimit në pergjithësi,një casje maturie pavarësisht moshës dhe nje casje qe te mbush me shpresë.

Është më mirë të debatosh një pyetje pa rënë dakord për të, sesa të biesh dakord për një pyetje pa e debatuar atë.