Dr. Erida Curraj, WeWomen Network —
“There is no limit to what we, as women, can accomplish.”
Michelle Obama
WeWomen është një iniciativë relativisht e re që ka për qëllim të frymëzoj vajza dhe gra, për mbështetje, rrjetëzim dhe fuqizim në rrugën që ato kanë ndjekur apo dëshirojnë të fillojnë. Formati i zgjedhur nga WeWomen është takimi ndërmjet vajzave dhe grave, ku ndajnë dëshmi reale dhe dërgojnë mesazhe për vajzat dhe gratë, me qëllimin e mbështetjes të njëra tjetrës dhe zhvillimin e mëtejshëm.
Edhe pse si ide kishte kohë që ishte skicuar ndërmjet ideatoreve hapi i madh dhe zyrtar nisi me takimin e parë për Ditën e Gruas [1]në 6 Mars, 2020, ku rreth 60 gra u takuan dhe 8 dëshmimtare ndanë vështirësitë e fillimit të rrugëtimit të tyre dhe mënyrën se si ato i kapërcyen ato.
Takimi i dytë edhe pse ishte parashikuar në Korrik te 2020, u detyrua të shtyhet në kohë për shkak të pandemisë dhe u realizua në muajin Dhjetor me organizatën KS Factor në mbështetje te Bashkisë Tiranës dhe Mon Cherry Caffee, në datën 19 Dhjetor 2020 në ambjentet e Bibliotekës “Musine Kokalari”.
Takimi përveçse na mësoi shumë për eksperiencat e grave dhe vajzave të ftuara gjatë periudhës COVID19, gjithashtu na pasuroi me mesazhe të forta prej tyre. Takimi u adaptua me kushtet e kërkuara nga masat e Pandemisë, takimi mes dëshmimtarëve u zhvillua në bibliotekë me distancat e kërkuara dhe për publikun e gjerë drejtpërsëdrejti në platformën digjitale googlemeet.
Në takimin e dytë ftesës të organizatorëve ju përgjigjën me entuziasëm 5 gra dhe vajza , Orgeta Dervishi, Lola Çerku, Klaudia Sorra, Nesila Hajdini, Jutta Benzenberg, nga sektori privat dhe shtetërorë, në fushën e biznesit dhe akademisë. Ato ndanë përvojat e tyre se si i përjetuan dhe i kapërcyen pengesat dhe vazhdojnë kokëlartë në rrugën e suksesit, gjatë periudhës të COVID19. Takimi u dominua nga entuziasmi, arritjet dhe aspiratat e folësve plot pasionin për punën e tyre dhe integritetin e menaxhimit të jetës profesionale, familjare personale dhe për më tepër se si ato i ngritën në një shkallë tjetër.
“Feminism isn’t about making women stronger. Women are already strong; it’s about changing the way the world perceives that strength.”
G.D. Anderson
Stop Running, Enjoy Staying; Impakt në elementin njerëzor
Gjatë takimit u nda e njëjta eksperiencë se jeta e secilës prej vajzave ka qenë shumë e vrullshme përpara muajit Mars 2020 dhe entuziasmi i përmisimit të vetvetes, me trajnime, edukime apo orët e zgjatura në punë përpos anëve pozitive të rritjes profesionale dhe personale kishte sjell një hendek të madh tek vlerësimi i përditshmërisë, tek humbja e kontaktit personal me njerëzit që na duan. Pandemia si një frenim me “marsh dore” na bëri të kuptojmë se përditshmëria ka bukurinë e saj dhe detajet që përbëjnë atë janë (ndoshta) vlerat e vërteta. Mu kujtua 97’- përmendi Nesila[2], arkitekte – kur loznim sëbashku me prindërit, lojra nga letrat, dominio apo shah. Koha për t’ju rikthyer kuzhinës dhe për të gatuar receta të reja apo të veçanta- siç do të përmende Anisa[3], inxhiniere. Unë kuptova sa shumë kishte evoluar secili pjesëtar i familjes gjatë viteve të fundit- tha Keti[4], themeluesja e KS Factor. “COVID19 nuk ma vështirësoi ecjen përpara, me pak vullnet dhe shpresë çdo gjë arrihet” citoi doktoresha e syve Orgeta Dervishi[5], e cila ndau me folësit se pavarësisht jetës të gjallërishme me biznesin e saj personal, menaxhim të dy optikave dhe mesimdhënies në Universitetin e Mjeksisë, familja e saj zë një vend të veçantë sidomos koha kreative me vajzën e saj 7 vjeçare. Pandemia i dha kohën e mjaftueshme për të kaluar kohë cilësore me familjarët edhe pse si mjeke duhet të kthehej pas tre javësh në klinikë, t’u shërbente pacientëve.
Koha e gjatë në karantinim, në izolim fizik shoqëror, bëri që unë t’i kthehesha mendimeve, leximeve, meditimeve gjë që një artisiti i duhet- thotë Jutta[6] prandaj këto muajt e fundit jam duke marr pas benifitet e meditimit. Ajo sjellë në takim kujtime nga vitet 90’ kur krijoi familjen në Shqipëri, se sa shumë i bënte përshtypje kur miqtë i vizitonin në banesë pa lajmëruar mëpërpara. Ky familjaritet tregon që koha e tyre ishte mjaftueshme e lirë dhe koha për miqtë ishte gjithmonë në dispozicion. Gjatë muajve të parë të COVID19 ishte një analogji, koha për të folur me miqtë ishte gjithmonë e bollshme, sduhet të shikoja axhendën për t’u takuar me ata qoftë edhe në distancim fizik- thotë Jutta.
Think out of Box: Impakt në profesion
Dinamika shumë drejtimshe dhe shpejtësia e ndryshimit të mënyrës të re të të jetuarit rrjedhimisht të të menduarit dhe vepruarit që nga Mars 2020 ka sjellë nevojën e lindjes të profesioneve të reja ose ridimensionimin e të vjetrave dhe për këtë secili prej nesh duhet të jetë fleksibël ta përqafoj të renë.
Lola Çerku[7] themeluese e platformës “The Global Leader” , këshilluese e komunikimit dhe trajnuese në mediat sociale, thotë se profesioni i saj para “epokës të Covid19” nuk ishte i respektuar si sot, pavarësisht se fushata marketuese ka qenë më e kushtueshme në kohë dhe në shpenzime por pandemia, kufizimi i lëvizjeve dhe mënyra e re e të jetuarit në formë digjitale solli që ky profesion të ripozicionet në treg. Profesionet si Menaxher Marketingu Digjital, apo Trajnues Platformash Digjitale, apo Specialist Marketingu etj jane risi në tregun shqiptar dhe shumë më të dëgjuara në vitin e fundit. Kompanitë e këshillimit dhe trajnimit kanë një rrjetë bashkëpuntorësh, profesione të reja apo të vjetra, që nga monitoruesit digjital, grafistët, juristët, ekonomistët deri tek redaktorët. Nga ana tjetër vet si profesion është në zhvillime galopante dhe trajnimet duhet të jenë të vazhdueshme jo vetëm të atyre që këshillojmë por edhe të vetvetes dhe stafit- thotë Lola. Gjithsesi para një viti- vazhdon Lola- ne shkonim derë më derë biznesve edhe ata që na hapinin derën ishte një pjesë e vogël e tyre, që kuptonin rendësinë e “1 postimi” siç do thoshnin kompanitë e tjera me përbuzje. Por gjatë pandemisë, kur aktivitetetet e bizneseve u bllokuan apo u limituan, shitja online ishte zgjidhja e vetme e tyre dhe atëhere ato trokitë vet në derën e kompanisë të saj.
Nesila Hajdini, Arkitekte, ndau rrugëtimin analog se si platforma e themeluar prej saj PIK.ARK u zhvillua edhe më tepër gjatë pandemisë. Pas eksperiencave të saja si arkitekte në disa zyra projektimi, zgjodhi autonominë për të ushtruar profesionin e arkitektit. Ndërkohë krijoi platformën PIK.ARK, një vend-informacioni për të gjithë arkitektët dhe gjithçka mbi arkitekturën. Fillimi i kësaj sipërmarrje ishte e mundishme dhe mosbesuese nga zyrat e arkitekturës thotë Nesila, por me kalimin e kohës kjo platformë mori hov dhe akoma më shumë gjatë pandemisë ku arkitekt të ndryshëm u abonuan për të ekspozuar punët e tyre si e vetmja mundësi ku takimi fizik mungonte me klientin.Vitet e fundit kërkoja të gjeja punën të ishte e pavarur nga vendodhja ime dhe mesa duket e kisha gjetur – thotë Nesila- ku “testi i parë” i asaj që kisha krijuar, kaloi me sukses gjatë COVID19, puna ime nuk u ndërpre asnjë ditë përkundrazi u shtua.
Në këtë linjë diskutimi mesazh i rëndësishëm ju drejtuar të rinjve dhe kushdo që ka profesione dhe sot gjendet pa punë për shkak të COVID19, duhet të ripozicionoheni në tregun e punës, duhet të mos dëshpëroheni pa e provuar veten dhe pa e shfaqur atë në rrjetëzimet e duhura, psh një mësues Gjuhe Shqipe dhe/apo Letërsie etj janë shumë të rëndësishëm sot për redaktimin e shqipes të shkruar saktë qoftë edhe në pozicionin e kuratorit të postimeve të rrjeteve socilae të një personazhi të njohur publik. Të njejën kurajo do u jepnim juristëve që shpesh i ndeshim në pozicion sekretare, kamariere apo shitës, është koha që ta zhvilloni profesionit sepse tani kushdo ka nevojë për një konsulencë shitblerje, qiraje, apo dokumente që i drejtohen institucioneve të përditshme si shkolla banka punëmarrësi etj. Pra “gjendu” në rrjetëzimin e duhur. Lola gjatë mesazhdhënies këmbënguli se të rinjtë sado pak lek të kenë të investojnë në trajnime për veten, ky është biznesi më i mirë që mund të bëjnë. Madje ka edhe paltforma online që japin trajnime t’i shfrytëzojnë në maksimum dhe të hidhen në treg pa ndrojtje.
COVID19 pati ndikim në çdo profesion, ose të paktën modifikoi këndvështrimin e secilës palë, shërbimmarrësit edhe shërbimdhënësit. Orgeta theksoi se brenda 6 muajve të parë ka patur rritje në numër të dy lloj pacientësh, ata që identifikoheshin për herë të parë për shfaqje numri optik ose u diagnostikuan për rritje numri. Arsyet janë për shkak të mënyrës të re të jetuarit, kohë më e zgjatur përballë ekranit të komputerit, televizorit, telefonit etj sepse edhe aktivitetet e përditshme zhvilloheshin përballë ekranit si mësimdhënia apo mësimmarrja, takimet e punës përpos puna, blerjet online dhe kërkimet e lajmeve etj.
Konteksti i ri ku jetojmë na ka bërë më të përulur dhe mbushemi me pozitivitet kur gëzojmë të tjerët. Orgerta ndau se për herë të parë gjatë muajit tetor “Muaji Roz”, u ofroi grave dhe vajzave vizita falas. Dashamirësia e përgjigjur nga pacientët e mbushi me entuziasëm dhe motiv në punën e saj të përditshme. Mjekja shtoi se një indikator se si ka ndryshuar puna e saj e përditshme është se sot një vizitë rutinë nuk zgjat mesatarisht 20min, sa ishte përpara fillimit të pendemisë, tashmë një takim i tillë zgjat më tepër sepse detajet e njohjes të anës psikologjike të pacientit janë shumë të rëndësishme, ato mund të sjellin komplikacione të tjera shëndetësore, prandaj ajo këshillon që mjeku duhet të jetë shumë i azhornuar me informacionet e zhvillimeve aktuale në mjeksi dhe i hapur për komunikimet njerëzore.
Don’t Kill the Creativity: Impakt në Inovacion
COVID19 ishte një bllokues jo vetëm lëvizjeje por edhe mendimesh, kreativiteti, shpirti artisitik ishte i cunguar gjatë muajve të parë të pandemisë dhe motivimi për të gjetur muzën frymëzuese ishte minimalist. Nga ana tjetër profesionet e lidhura me kreativitetin si piktura potretesh, fotografim, stilizim apo disenjim interiere janë profesione që kërkojnë të jenë afër klientit apo objektivit dhe kufizimi i kontakteve të drejtpërdrejta sjell edhe kufizim të ardhurash për këto profesione. Mesazhi një gojësh në këtë takim është të mbështesim këto profesione, bëjini vetes një kujtim të bukur, set fotografik, një pikturë familjare apo të personalizuar.
Jutta Benzenberg, fotografe profesioniste që nga 1982 ka ushtruar këtë profesion pas diplomimit për Fotografi. Ajo thekson se frymëzimi mungon gjatë një periudhe të vështirë pandemie sidomos kur ke të afërm të sëmurë dhe jo me pak si arsye kur një njeri alegro si Jutta, i duhet të izolohej nga një jetë plot me aktivitete me miqtë.
Po të njëjtin realitet kaloi edhe Klaudja Sorra[8], ajo thotë se gjatë COVID19 sidomos muajt e parë kanë qenë aspak motivuese për një artiste, sepse një pjesë e familjareve ishte sëmurë me virusin COVID19, prandaj devotshmëria e saj ishte drejt aspektit njerëzor se sa atë artisitik, nga ana tjetër ajo kohë e vogël që i mbetej nuk kishte motivin për të krijuar. Por profesioni i grafistit, artistit disenjatorit në Shqipëri, sipas Klaudias ka qenë gjithmonë i riskuar nga hendeku që ekziston midis tyre dhe punëdhënisit, që duhet të edukohet se kreativiteti nuk është matematik. Megjithatë nga ky hendek Klaudja mori nismën për të qenë vetsipërmarrëse dhe të ofroj shërbime kreative nën logo “Perfect Mistake”.
Por profesionet me bazë kreativitetin këtë vit financiarisht kanë qenë të cunguara. Përveçse arsyeve të mësipërme Jutta na informon se edhe një burim të ardhurash ishin workshopet mbi fotografinë që ajo zhvillonte çdo vit me kursantë të huaj, të cilët nuk fluturuan drejt Shqipërisë për shkak të limitimit të fluturimeve. Megjithatë Jutta është shumë sensible për natyrën dhe thotë që mësimdhënia e saj tre ditë në muaj në Austri është zhvendosur në forma digjitale, prandaj ajo ndihet e lumtur qe nuk ndot ambjentin me fluturimet e saj edhe pse i mungon kontakti drejtpërdrejtë me studentët.
Kreativiteti profesional admirohet dhe kuptohet nga kushdo pavarësisht se çfarë edukimi ka secili -thotë Jutta- gjë që e kuptova më mirë gjatë pandemisë ku rrjetet sociale zunë një peshë të madhe në ditën tonë. -E bukura realizuar nga profesionistët- shton Juta- duhet të mbështetet dhe unë jam e sigurt që rrjetëzimi WeWomen do jetë një nga ato.
“The new form of networking is not about climbing a ladder to success; it’s about collaboration, cocreation, partnerships, and long-term values-based relationships.”
Porter Gale
[1] http://debate.scidevcenter.org/te-festojme-per-sukseset-dhe-arritjet-te-bashkohemi-per-kapercimin-e-sfidave-te-vajzave-dhe-grave-ne-shqiperi/
[2] Nesila Hajdini Arkitekte, themeluese e platformës PIK.ARK
[3] Anisa Curraj, Inxhiniere Mjedisi, Korordinatore Projekti “Thompson Foundation” për Ballkanin Perëndimor
[4] Keti Sula, Themeluese e Organizates KS Factor
[5] Orgerta Dervishi Mjeke, Optometre, sipërmarrëse Klinika e syve “Lux Optika”, pedagoge Universiteti i Mjeksisë Tiranë
[6] Jutta Benzenberg, fotografe profesioniste, petagoge fotografie ne Salzburg
[7] Themeluese e”The Global Leaders”, platformë qe fuqizon dhe lidh profesionistë në marketingun dixhital
[8] Dizajner Grafik