Iris Beqiri, debatuese, Debati Rinor për Integritetin

Të rinjtë në një shoqëri demokratike mendohen si grupmosha më e favorizuar nga një sërë faktoresh. Rrethanat politike, sociale dhe ekonomike mund të jenë më të mira se 30 apo 50 vite më parë, por kjo nuk është absolute. Në 2021-in të rinjtë duhet të përballen me problematikat e kohës, që nuk janë të pakta. Të jetosh në një shoqëri globale do të thotë të jesh pjesë e  problemeve globale. Kështu, në Shqipëri e kudo në botë, ekzistojnë disa sfida më të cilat të rinjtë hasen më shpesh:

Problemet e sistemit arsimor janë ndër më kryesoret. Nga cilësia e sistemit arsimor deri te pamundësia e përballimit të kostos, të rinjtë duhen të gjejnë mënyrën për t`ia dalë. Nga ana tjetër, një pjese të konsiderueshme të tyre iu privohet kjo e drejtë, për një sërë arsyesh, përfshirë edhe ato gjeografike e sociale. Në këtë aspekt, ndikimi i shtetit duhet të jetë më i gjerë.

Në një periudhë kur shkalla e papunësisë është rritur dhe ka prekur gjithë Europën, të rinjtë gjejnë vështirësi në mundësitë e punësimit. Pas gjithë përpjekjeve për shkollim, kurse e trajnime të ndryshme, në fund janë përsëri në një pozitë pasigurie sepse mundësitë e punësimit që ofrohen nuk përshtaten me profesionin e objektivat e tyre.

Çështjet politike krijojnë shqetësim edhe tek të rinjtë. Megjithëse zakonisht mendohet se të rinjtë nuk janë të interesuar, në të vërtetë problemet politike zënë një pjesë të rëndësishme të diskutimeve të tyre. Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar një sërë konfliktesh të armatosura në të gjithë botën. Kjo situatë i frikëson të rinjtë, që dëshirojnë të jetojnë në një shtet ku mbizotëron siguria dhe paqja.

Të ndodhur në të tilla kushte, shfaqet edhe një dilemë për të qendruar ose jo në vendin e tyre të lindjes dhe origjinës. Ideja se do të gjenden më mirë në tregun e punës në shtete të tjera të mëdha e më të fuqishme ekonomiksht, i shtyn të rinjtë të largohen. Sigurimi i kushteve më të mira sociale është një synim i shumë të rinjve, të cilët shpëshherë e gjejnë zgjidhjen larg atdheut.

Një tjetër problem janë edhe stereotipet negative shumë të përhapura. Media tradicionale, e veçanërisht media sociale luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt. Media përforcon stereotipet, stigmatizon dhe krijon një sërë emocionesh negative. Ndikimi i medies tek të rinjtë është i madh e si rrjedhojë janë shumë të prekur nga ky fenomen sepse janë të ekspozuar ndaj saj.

Në këtë periudhë pandemie janë shtuar edhe pasiguritë. Ndyshimet e vazhdueshme të rregullave të kujdesit, të udhëtuarit, të të mësuarit, etj, e ka bërë më të vështirë përditshmërinë. Pandemia nxorri në pah një sërë problematikash, më të cilat të rinjtë nuk ishin përballur më parë. Kjo gjendje shtoi pasiguritë për të ardhmën, se si do të jetë dhe çfarë mund të bëhet për të sjellë sadopak ndryshim.

Veçanërisht gjatë këtj viti është vënë re një interesim më i madh nga të rinjtë për problemet mjedisore. Çështja e ndryshimeve klimatike është ndër më emergjentet, për të cilën duhet verpruar sa më shpejt. Janë shtuar lëvizjet pro mjedisore, grupimet e ndryshme, protestat që synojnë ndryshim  sepse të rinjtë munden.