Nga Endi Kalemaj- Student Debatues FDUT

Aksioni  i cili tregon pjesëmarrjen në shoqëri, është lirisht i transferueshëm e shpesh përfaqësohet edhe me dokumente përkatës si cerftifikata e cila vërteton pronësinë e aksionit. Aksioni përfaqëson ndarjen e kapitalit të shoqërisë në njësi më të vogla me vlera të barabarta monetare. Pra bën të mundur ndarjen e kapitalit në vlerë të barabarët dhe këto janë të materalizuara në një certifikatë.Aksionarët janë ata që zotërojnë shoqërinë, por nuk e drejtojnë atë.

Duke e krahasur me sendet e luajshtme dhe të paluajtshme ku në të cilat gjendet një përkufizim dhe përcaktohet qartë në kodin civil në rastin e të drejtave të cilat vlerësohen në para nuk kemi një rregullim të përcaktuar në kod apo në ligj. Këtë mungesë e kanë plotësuar vendimet gjyqësore dhe doktrinat. Ku në vendimin e Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2013 është përcaktuar e drejta e vlerësueshme në para të cilat janë kuotat dhe aksionet.

Aksionet përfaqësojnë një të drejtë sepse i japin aksionarit  të një shoqërie të drejtat ekonomike dhe politike mbi shoqërinë. Ato japin të drejta te cilat janë me natyrë drejtuese, administrative, pasurore, të drejtat e mbrojtjes gjyqësore. Të drejta si: e drejta e votës për të emëruar apo për të shkarkuar antarët e organeve të shoqërisë e cila përbën një nga të drejtat më të rëndësishme, por edhe të drejtat e informimit, përfitimit të dividentit. Aksionet nuk mund të jenë sende për vetë faktin se kemi një përcaktim të tyre në aksione me përparësi, dhe ato të zakonshme, ku ato me përparësi mund të jenë me të drejtë vote ose pa të drejtë vote dhe nuk mund të emetohen më shumë se 49%, përcaktimi i të cilave bëhet me vendim të Asambles së Përgjithshme pra kemi një organ vendimarrës dhe jo një person i cili vendos në lidhje me sendet se si do të jetë ecuria e tyre.

Qarkullimi i tyre i lirë në tregjet financiare e bën atë të ketë më tepër statusin e një sendi të luajtshëm të dematerializuar. Si sende të luajtshme janë të gjitha ato sende që mund të lëvizin lirisht nga një vënd në tjetrin, pa prishur destinacionin e tyre ekonomik.

Pra mund të shiten, të blihen aksione, por nëse kjo është e parashikuar në statut që mund të jetë e drejta e parablerjesm pra shohim që kemi dhe një prevalim të së drejtës dhe në këtë situatë, dhe kjo është një vendimarrje e asambles së përgjithshme.

Pra kemi nga njëra anë se aksionet përfaqësojnë një titull pronësie , dhe nga tjetra  një send që mund të shitet dhe të blihet lirisht në qarkullimin civil dhe nga ana tjetër ai përfaqëson një tërësi të drejtash në shoqëri.  Në përfundim mund të themi me bindje se aksioni ka një natyrë dualiste.