Thirrje për shprehje interesi për studentët
LABORATORI I DEBATIT UNIVERSITAR-NGA FJALA TEK VEPRIMI
EDICIONI IV
Konteksti
Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) lançon për të katërtin vit rradhaz Laboratorin e Debatit Universitar-Nga Fjala tek Veprimi, falë mbështetjes financiare të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”. Laboratori i Debatit Universitar-Nga Fjala Tek Veprimi zhvillohet në kuadër të Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë 2021-2024, i zbatuar nga SCiDEV dhe Liburnetik, i cili ndër vite ia ka dalë me sukses të fuqizojë kapacitetet e gjimnazistëve dhe studentëve pjesëmarrës për të qenë qytetarë proaktivë, të pajisur me mendim kritik dhe aftësi në të folurin në publik, që marrin pjesë në proceset vendimmarrëse të komunitetit të tyre si dhe në jetën publike të vendit.
Debati Universitar – Edicioni IV
Në këtë edicion të katërt të Laboratorit të Debatit Universitar-Nga Fjala Tek Veprimi, SCiDEV do të përfshijë 120 studentë nga 12 Universitete Publike dhe Private në vend, të cilët do të:
- Marrin pjesë në Programin e Zhvillimit të Kapaciteteve të studentëve.
- Trajnohen mbi rregullat dhe strukturën e debatit.
- Marrin pjesë në kompeticionin e debatit universitar.
- Kenë mundësinë të publikojnë artikujt e tyre në Blogun e Debatit.
- Kenë mundësinë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e edicionit të tretë të Fushatës “Nga Fjala Tek Veprimi”
- Kenë mundësinë të aplikojnë për t’u bërë pjesë të Forumit Rinor të Debatit, i cili do të bëjë bashkë të rinjtë debatues të Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë në një debat mbi politikat arsimore me politikbërës, dhe përfaqësues të sektorit privat dhe shoqërisë civile në vend.
Si mund të bëhesh pjesë?
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Edicionit IV të Laboratorit të Debatit Universitar-Nga Fjala tek Veprimi, aplikoni në linkun e mëposhtëm: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdxgiMNlcP8l7KBZf5yUY3Wafe7o4kCvt0wwEVVztU3QNhjYQ/viewform?usp=pp_url
Afati për aplikim: 15 nëntor 2022, 23:59
Thirrje për shprehje interesi për studentët – Debati Universitar Edicioni IV
Je një student i pajisur me mendim kritik, i apasionuar pas analizave kritike dhe argumenteve të bazuara në evidenca?
Dëshiron të fuqizosh kapacitetet e tua në të folur publik dhe të mësosh në mënyrë proaktive mbi format e aktivizmit dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje?
Je në kërkim të një mundësie për t’u bërë pjesë e një grupi dinamik të rinjsh që advokojnë përmes kërkimit shkencor dhe forcës së argumentit për çështje me interes publik në vend?
Nëse përgjigjia është po, atëherë kjo thirrje është për ty!
SCiDEV lançon për të katërtin vit rradhazi Laboratorin e Debatit Universitar-Nga Fjala Tek Veprimi. Laboratori i Debatit Universitar-Nga Fjala Tek Veprimi zhvillohet në kuadër të Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë, me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”.
Në këtë edicion të katërt të Laboratorit të Debatit Universitar-Nga Fjala te Veprimi 120 studentë nga 12 Universite Publike e Private në vend do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e:
- Programit për ngritjen e kapaciteteve.
- Kompeticionit të Debatit Universitar.
- Të publikojnë artikuj të tyre në Blogun e Debatit.
- Të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Fushatës “Nga Fjala te Veprimi”.
- Aplikojnë për të marrë pjesë në Forumin e parë Rinor të Debatit, me në fokus politikat arsimore në vend.
Për më shumë informacion mbi mundësitë dhe risitë që ofron Edicioni IV i Laboratorit të Debatit Universitar klikoni linkun:
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij programi dinamik, fuqizues e sfidues aplikoni në linkun e mëposhtëm: